Nuk jam i mërzitur pse kemi një institucion zjarrfikësish shumë të dobët.
Nuk jam i mërzitur pse ndodhin masakra, vetëm nja dy ditë pasi policia deklaron fitoret më të mëdha historike në luftën kundër krimit.
Nuk jam i mërzitur pse plagosen me një dorë 26 njerëz dhe i sjellin vërdallë sa nga në një spital në tjetrin.
Nuk jam i mërzitur dhe nuk prononcohem për vdekjen e një personazhi filmi, të cilit qoftë me shaka qoftë seriozisht të gjithë i bëtë reklame, duke sjellë një konfuzion të paparë.
Nuk jam i mërzitur pse është e disata herë që gjej bishta cigaresh në ballkonin tim.
Nuk jam i mërzitur se vdiq tezja e babait 101 vjeçe.
Nuk jam i mërzitur për shumë e shumë gjëma që ndodhin rreth nesh dhe prekin jetën tonë.
Jam i mërzitur se sot një 17 vjeçar është në koma. U rrahën 10 adoleshentë për punë fejsbuku. Me leva. E mendoj sikur të ishte fëmija im.