Mos u dashuro pas një gruaje si kjo…

Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
e aq më tepër,pas një gruaje që dashuron poezinë,
a pas një gruaje që s’jeton dot pa muzikë.

Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,
të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon
e vetëdijshme që e njeh botën,
Pas një gruaje me besim në vetvete.

Mos u dashuro pas një gruaje që di
të shndërrojë zemren e saj në mish,
Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje.
Sepse, kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në të dashtë apo jo,
një grua të tillë, s’e harron dot.
Kurrë!

(Martha Rivera Garrido)/ Albana Lifschin


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *