I DASHUR MIK,
Miqtë më kanë kërkuar të të shkruaj, për hir të njerëzimit. Por unë e kam kundërshtuar kërkesën e tyre, për shkak të ndjesisë, se çdo letër nga unë do të ishte e papërfillshme. Por, diçka më thotë se unë nuk duhet ta llogarisë këtë dhe që duhet të ta bëj thirrjen ty a kujtdo, për çfarëdo që mendoj se mund të jetë me vlerë.
Është shumë e qartë se sot, ju jeni ai njeri në botë që edhe mund të parandaloni një luftë, e cila do ta mpakte njerëzimin e ta bënte atë një shtet të egër. A duhet ta paguani atë çmim për diçka tjetër sado e denjë t’ju duket?
A do ta dëgjonit ju ankesën e një njeriu që e ka shmangur qëllimisht metodën e luftës pa ndonjë sukses të konsiderueshëm? Në çdo rast, merrni në konsideratë ndjesën time, nëse në shkrimin e kësaj letre, diçka kam gabuar kundrejt jush.
Mbetem,
Miku juaj i sinqertë
M.K. Gandhi/ E.H/ Pasqyre.al