Letra e vogëlushes prek Ermal Metën: Shkruaj një këngë për jetimët si unë

Para pak ditësh Ermal Meta së bashku me Moron ishin të ftuar në programin “C’è posta per te” nga një burrë i cili kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe donte të falenderonte të shoqen dhe vajzat për kujdesin që kishin treguar. Ai ftoi dy këngëtarë që ato i donin shumë dhe prezenca e Ermalit dhe Moros i emocionoi pa masë. I prekur nga historia, Ermali deklaroi se do të bënte një këngë. Por tashmë Ermalin shikohet si një “babagjysh këngësh” për të cilat njerëzit kanë nevojë.
Një vogëlushe 10-vjeçare i ka nisur atij një letër ku i tregon se mbeti jetime dhe i kërkon të bëjë një këngë për këta fëmijë që të mund të gjejnë edhe ata një nënë e një baba.
Letra e Elmirës
Jam Elmira, 10 vjeç, në Itali kam ardhur me mamin, babain dhe vëllain kur isha 4 vjeç. Kur isha 2 vjeç nëna ime ruse vdiq dhe kam jetuar në jetimore në Rusi deri sa prindërit erdhën të më merrnin. Doja të të kërkoja të shkruash një këngë për fëmijët si unë, sepse ndoshta në këtë mënyrë fëmijët e mbetur në jetimore do të mund të gjejnë një nënë dhe një baba. Ermal  faleminderit, të dua shumë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *