Nis faza e fundit e restaurimit të Kishës së Ristozit në Mborje

 

Pas dy ndërhyrjeve emergjente, përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015, ky monument kulture doli nga lista e rrezikut. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumeneve të Kulturës po investojnë në fazën e tretë të këtij monumenti të vyer bizantin, duke e shpëtuar nga rreziku dhe duke e nxjerrë nga emergjenca. Investimi në Kishën e Ristozit ishte një operacion shpëtimi dhe korrigjoi edhe ndërhyrjet e gabuara të vitit ’70.

Kjo fazë e tretë e ndërhyrjes konsiston në çlirimin nga shtresa e betonit të armuar mbi kupolë, pastrimi i trotuareve për të shmangur depërtimin e ujrave të rreshjeve në themelet e ndërtesës si dhe ripërdorimin e tjegullave origjinale në këtë objekt të trashëgimisë.

Një element tepër i rëndesishëm që karakterizon përmbajtjen e objektit dhe në funksion të tij është kambanarja. Aktualisht, ajo është e pozicionuar jashtë kishës, e vendosur në konstruksion druri te dëmtuar në vite dhe komplet e degraduar. Nga foto të vjetra të kishës të cilat ndodhen në arkivin e IMK, vihet re se nuk ka patur një kambanore të pozicionuar brenda objektit apo mbi strukturën e çatisë së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *