Ermal Meta u ka “thyer” turinjtë gazetarëve e mediave shqiptare, të cilat si përherë nuk merren me thelbin e një ngjarje por merren me aspekte të rëndomta, kryesisht duke përgjuar nga vrima e çelsit jetën e tjetrit brenda mureve të shtëpisë. Në një reagim në Facebook, Meta u bën thirrje mediave shqiptare të mos spekulojnë me jetën e tij.
Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta