Studimet e fundit kanë ngritur alarmin se duhet treguar shumë kujdes me kuponët tatimorë pasi më shumë se 90% e tyre përmbajnë kimikate, të cilat janë konsideruar shkaktare të autizmit, diabetit, kancerit dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Kuponët përmbajnë substanca kimike si Bisphenol A (BPA) dhe Bisphenol S (BPS), të cilët reagojnë me receptorët e hormoneve të estrogjenit dhe tiroides.
Ky kontakt i rrezikshëm bëhet shkak për infertilitetin, autizmin, obezitetin, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit. BPA dhe BPS i shtohen faturave për ta bërë shkrimin më të errët pa qenë nevoja të përdoret bojë, madje gjenden edhe në shishet plastike të produkteve për bebe.
Administrata Amerikane e Ushqimit e ka ndaluar rreptësisht që BPA-ja të përdoret në produktet për bebe, ndërsa Komisioni Europian do të ndalojë që kimikati të shtohet tek faturat pas vitit 2020. Normalisht që nuk ju këshillojmë të mos e merrni kuponin, por derisa Komisioni Europian të marrë masa, mundohuni ta prekni me një qese ose letër dhe shmangni kontaktin me produktet ushqimore. Në fund, sigurohuni të lani duart mirë.