Dëshmitarët e Stalingradit

Mes gushtit 1942 dhe shkurtit 1943 forcat gjermane dhe të Ushtrisë së Kuqe luftuan nëpër rrugët e Stalingradit. Luftimet u përqëndruan në katet e pallateve, stacionin e trenit, në një departament të madh magazinimi dhe në kodrën Mamajev Kurgan që shikoje në të gjithë qytetin.

Fillimisht trupat gjermane kishin avantazhin, por kur Stalini urdhëroi “asnjë hap mbrapa”, Ushtria e Kuqe mbrojti qytetin e saj me egërsi.

Ushtari Gjerman Willi Hoffmann, i Divisionit 94 të këmbësorisë

“13 shtator. Një datë e keqe, batalioni ynë ishte shumë i pafat. Katjushat [raket hedhësit rusë] shkaktuan humbje të rënda këtë mëngjes: 27 vdiqën dhe 50 u plagosën. Rusët luftuan me dëshpërimin e kafshëve të egra: ata nuk ia lejonin vetes të merreshin të burgosur, por ata të lejojnë që t’u afrohesh dhe më pas ata të hedhin granada.

Lituenant Kraus u vra dje, dhe tani nuk kemi një komandant kompanie.

16 shtator. Batalioni ynë po sulmon ashensorin e uzinës së grurit me tanke. Po del tym prej saj. Gruri po digjet brenda dhe me sa duket rusët ia kanë vendosur vetë zjarrin. Në ashensor nuk ka njerëz, por djaj që as zjarri as plumbi nuk i kap.”

Ushtari rus Nikolai Maznitsa, i Divizionit 95,, mbi mbrojtjen e Mamajev Kurganit

“Një sulm filloi në mëngjes [19 shtator] dhe zgjati 48 orë. Armiku lëvizte pashmangshmërisht drejt majës në gjashtë njësi. Kishte kohë që për ne ata ishin të pamposhtur. Por gjashtë njësitë nuk e përballuan zjarrin tonë, dhe ne nxituam në sulm…

Shumica më e madhe trupave gjermane dukej se ishin të dehur dhe e hodhën veten me furi drejt majës. Pas çdo raundi bombardimi kishte një moment heshtjeje si varri… Por më pas kodra ngjallej sërish si një vullkan dhe ne do të zvarriteshim për tek gropat e predhave dhe do t’i fusnim në punë mitralozët.

Cilindrat e armëve ishte të kuq dhe të nxehtë dhe uji ziente brenda tyre. Burrat tanë sulmonin pa dhënë urdhër… Ishte një heroizëm masiv. Ne humbëm shumë burra si rezultat i bombardimeve në gropat e predhave… Shpatet e kodrës ishin të mbushura plotësisht me trupa. Në disa vende ti duhej të lëvizje 2 apo 3 trupa që të shtrihesh poshtë.”/Konica.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *