Kur zemra me të fundmen rrahje të saj
Murin e hijeve, më në fund ta hapë,
Për të më shpënë, o Nënë, te Zoti lart,
Si dikur, i vogël, dorën do t’më japësh.
E vendosur, më gjunjë,
Përballë të Përjetëshmit si statujë,
Ashtu si gjithmonë të ka parë
Qysh kur ishe mes nesh, e gjallë.
Lart krahët e plakur do të ngresh.
Ashtu si frymën e fundit dhe
Dhe the: O Zot, pritmë, erdha.
Vetëm kur të më ketë falur,
Dëshirë do të kesh të më shohësh.
Do të kujtosh sa shumë më prite
Dhe një si psherëtimë do të kesh ndër sytë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj