Kanionet e Osumit janë kthyer në trendin turistik vitet e fundit në Shqipëri. Për të huajtë rafting, kanotazhi, zbritja e ujvares së Bigasit me litarë, eksplorimi dhe vëzhgimi i natyrës së egër që bëhet në atë zonë janë disa nga aktivitetet më të preferuara. Ndërkohë vitin 2017 ka qenë një sukses i padiskutueshëm për turizmin e aventurës në Shqipëri. Mbi 7 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar kanionet shqiptare vitit 2017, një numër ndjeshëm në rritje krahasuar me vitet e kaluara për aktivitete sportive dhe 2 herë më shumë për të parë kanionin dhe shijuar ushqimin e shijshëm dhe traditat autentike të Skraparit mikpritës.
Në shumë shkrime dhe raporte që janë bërë në mediat e huaja turistët e huaj janë të magjepsur pas Shqipërisë, veçanërisht kanioneve të Osumit e luginës së Vjosës.
E njëjta situatë si në Osum po përsëritet në Kanionin e Nivicës në Kurvelesh, një nga perlat e malësisë së jugut si dhe në Lumin e Zagories dhe Grykë të Mezhgoranit, ku po ashtu qeveria po avancon lejet për wordpress disa subjekte.
Nga të gjtiha pikpamjet ndërtimi i HEC të vogla është një dështim në tregun e liberalizuar të energjisë, por ndërtimi i tyre në zona me potencial turistik është një shkatërrim dhjetfish, pasi je duke prishur një industri të ngritur në shërbim të komunitetit, për ta kthyer në një bzines shkatërrues me përfitim një apo dy persona me pushtet./ Shënim i Gazetës Tema