Dy fotografi të rralla të Pallatit Mbretëror të Zogut, i shkatërruar nga populli

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shkurt 2018

“Paris-soir”, ka botuar, të dielën e 16 prillit 1939, dy fotografi të rralla të pallatit mbretëror të Zogut, i shkatërruar nga “populli”, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë, për publikun shqiptar :

“Sapo trupat italiane hynë në Tiranë, pallati i mbretit Zog u pushtua, dhe disa ditë më vonë na erdhën nga Italia disa fotografi që vinin në dukje pjesët e pallatit të plaçkitura dhe të vandalizuara nga “populli”.

Kjo duket e vështirë të besohet që ndërtesa nuk u mbrojt dot ndaj një popullatë e cila nuk kishte arsye për të shkatërruar banesat e mbretit Zog.

Majtas : Dhoma e Mbretëreshës Geraldinë dhe shtrati ku princi i vogël erdhi në jetë.

Djathtas : Kabineti ku punonte mbreti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *