Kampet e refugjatëve në Evropë, qytetet e së ardhmes!

Zaatri_Refugee_Camp_dezeen_ban“Qeveritë duhet të ndalojnë së pari kampet e refugjatëve si një vend i përkohshëm”,thotë Kilian Kleinschmidt, një nga autoritet e larta botërore të krizave humanitare në një intervistë të fundit.
“Këto vende janë qytetet e së ardhmes”, thotë ai pas shtimit të shpejtë të këtyre kampeve në Europë.
“Mosha mesatare e atyre që janë në kampe sot është 17 vjeç, pra një gjeneratë e tërë”
“Në Lindjen e Mesme ne po ndërtojmë kampe,vende të përkohshme për njerëzit. Por refugjatët po ndërtojnë qytete”, shton ai.

Kleinschmidt, 53 vjeç ka punuar për 25 vite për Kombet e Bashkuara dhe si Komisioner i Lartë për Refugjatët në disa kampe në të gjithë botën.
Së fundmi ai ka qenë i zhvendosur në Zaatari në Jordani, në kampin e dytë më të madh në botë të refugjatëve.
Ai beson se emigrantët që po vijnë në Evropë mund të ndihmojnë në ripopullimin e vendeve në Spanjë e Itali, të cilat janë braktisur nga njerëzit që janë zhvendosur në qytete të mëdha.
“Shumë vende në Evropë janë kthyer në shkretërtira sepse janë braktisur nga njerëzit” thotë ai. (PASQYRE.AL)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *