Amerikanët dhe Amerigo Vespuci

received_10208354401728469Sot, siç shkruan historiani John A. Garraty, qindra milionë njerëz
e quajnë veten amerikanë, por vetëm pak prej tyre dinë për
Amerigo Vespuçin, emrin e të cilit ata kane marrë.
Në vitin 1502, pas dy udhëtimeve që kishte bërë në atë që sot
quhet “Amerikë e Jugut,” eksploruesi italian Amerigo Vespuçi
arriti në konkluzionin që toka që kishte zbuluar Kristofor
Kolombi nuk ishte pjesë e Azisë, por një kontinent i ri të cilin ai e
quajti “Mundus Novus,” (Botë e re). Ai i përshkroi këto udhëtime
në letrat dërguar familjes Mediçi dhe argumentat për teorinë e tiji përmblodhi në një libër. Idea e zbulimit të një kontinenti të ri, u prit aq mirë nga evropianët sa libri i tij u shtyp në shumë gjuhë. Madje
gjeografi gjerman Martin Waldseemuller në hartën e tij
të vitit 1507 e quajti kontinentin e ri me emrin e Amerigos. Kjo ngjarje u bë objekt debatesh. Shumë njerëz mendonin se kontinenti duhej të merrte emrin e Kristofor Kolombit, atij që e kishte zbuluar i pari. Amerigo Vespuçi nga ana e tij,nuk kishte patur qëllim tëbëhej i famshëm në kurriz tëKristofor Kolombit. Ai ishte njeri me idera, studionte shumë e kishte qënë fillimisht i interesuar në kozmografi e
astronomi. Karierën e tij e kishte filluar duke punuar si këshilltar
për familjen e fuqishme Mediçi në Florencë e si përfaqësues i saj
pranë mbretit francez. Më pas ishte vënë në shërbim të
monarkëve të Spanjës dhe Portugalisë. Me Kristofor Kolombin
ishin takuar në Spanjë në 1496 dhe ishin bërë miq. Vetë Kolombi
nuk mendonte se Vespuçi “i vodhi” famën. Në një letër drejtuar
djalit të tij, Diego, Kolombi ai në mes të tjerave shprehet se
“Vespuçi është njeri i mirë dhe puna e tij nuk i ka sjellë atë
shpërblim që me të drejtë i takon.”
Sot, Kristofor Kolombi (që për ironi të fatit ngulte këmbë se
s’kishte zbuluar asgjë tjetër veçse një rrugë të re drejt Lindjes)
nderohet nga gjithë njerëzit e botës si zbulues i Hemisferës
Perëndimore.
(Nga libri “Udhetim ne Historine e Amerikes” i autores Albana M. Lifschin)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *