U zbrazën gotat,
shishet u bënë copa
gjithë shtrati shqyer
dhe dera e thyer
gjithë yjet si qelq
plot hijeshi dhe shend
xixëllonin mbi një dysheme
fshirë mos më keq.
Unë i dehur tapë
mu si si zjarr i ndezur,
tapë dhe ti, por gjallë,
ndër krahët e mi xhveshur.
© shqipëroi Maksim Rakipaj