Fituesi i Festivalit të RTSH-së që ka fituar të drejtën e prezantimit të Shqipërisë në Eurosong, Eugent Bushpepa ka qëndruar i tërhequr nga media prej dhjetorit kur mori çmimin e parë.
Këngëtari i njohur që shënon një ndër arritjet më të mëdha të karrierës së tij me këngën “Mall” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i takon konkursit ndërkombëtar.
“Sot u hodh shorteu për prezantimet e këngëve në mbrëmjet gjysmë finale në Eurosong dhe #MALL do të prezantohet në natën e parë gjysme finale me 8 maj ?. #eurovision #albania #allaboard”, shkroi sot Bushpepa