E rrallë/ Zija Çela miqve: Ku jeni? Pse nuk më uroni?

KU JENI, MIQTE E MI, NUK PO JU SHOH!

Nga Zija Çela

Nga Prishtina na ka ardhur nje tag qe, permes nje publiciteti te shkurter, njofton se atje doli ne qarkullim romani “Ora e Zooparkut”, botuar nga “Koha”. Borgesi thoshte se as dy kopje te te njejtit liber nuk jane identike. E ndjeni ju kete profeci te gjeniut, miqte e mi? Nuk po ju shoh virtualisht ta shprehni.
Aq me teper qe tashme nuk flitet per kopje te njejta. Ky eshte botim i ri, krejt ndryshe nga ai i Tiranes, me tjeter format, me tjeter kopertine, me tjeter numer faqesh dhe, mbi te gjitha, me tjeter Lajm. E ndjeni ju, miqte e mi, cfare do te thote nje botim i ri brenda nje kohe kaq te shkurter? Nuk po shoh t’ia shprehni botuesit.
Kur u njoftua se “Ora e Zooparkut” u shpall fitues i Cmimit “Rexhai Surroi”, si romani me i mire i letersise shqipe per vitin 2017, me arriti menjehere miresia dhe ngazellimi juaj. Por tashme nuk eshte vetem lajm, vetem cmim, eshte liber qe preket me dore dhe te fton per ta lexuar. E ndjeni ju, miqte e mi, terheqjen qe ushtron leximi integral ne leter dhe plotesimi i bibliotekes shtepijake me libra qe na mungojne? Nuk po shoh ta shprehni, qofte pa komente, por me nje klik.
Ne vete keshtu e mesuam njeri-tjetrin. Une te mos i kursej Letrat e mia per ju, ju te me pergjigjeni masivisht me lexime e dashuni. Ne u mesuam te ndajme bashke edhe dhembjet tona. Por ne kete jete, qe po na e plas buzen, e meritojme edhe te kunderten, meritojme qe te buzeqeshim nganjehere. E ky eshte nje rast.
Eshte rasti te gezojme gjithe se bashku, MIQTE E MI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *