Si sot para 73 vitesh u çliruan të burgosurit e mbijetuar të kampit të vdekjes Aushvic, i cili mbetet një nga simbolet më të frikshme të barbarizmave që u kryen nga hitlerianët kundër hebrenjve, rusëve, polakëve, romëve dhe popujve të tjerë.
Kampi u çlirua më 27 janar 1945 nga trupat e komanduara nga marshalli i Bashkimit Sovjetik Ivan Konev.
Kujtim i përjetshëm për të gjitha viktimat e panumërta të nazizmit dhe mirënjohje pafund atyre që dhanë jetën në luftën kundër kësaj të keqeje të madhe për njerëzimin shkruan Ambasada Ruse në Tiranë.