Tradhtia

Nga Zhaklinë Lekatari

Në fjalorin shqiptar “tradhtia” cilësohet si: “qëndrim jobesnik, shkelje e besës a e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortët a të dashurit). Tradhtia ndaj burrit (ndaj gruas). Për të qënë tradhtar duhet të jesh në një lidhje. Pak rëndësi ka nëse është martesë, fejesë, bashkëjetesë ose një lidhje me dikë, rëndësi ka që je në një lidhje monogame dhe ke rënë dakort për këtë lloj marrëdhënie.

Tradhtia është një sjellje e cila po behët dita-ditës më prezente. Mendoj që një nga faktorët ndikues është dhe Interneti. Mos harrojmë që termi “tradhti” ka dhe zonat e veta të paqarta; ekziston tradhëtia emocionale por dhe ajo seksuale. Personalisht mendoj që tradhëtia në një marrëdhënie përfshin të gjitha ato gjeste që nuk do të bëje para partnerit.

Besoj se është e rëndësishme të ndaj me ju, eksperiencën time. Unë kam patur tre marrëdhënie serioze në jetën time. Kam tradhëtuar, më kanë tradhëtuar dhe kam marrë pjesë në tradhëti. E vetmja gjë që më ka sjellë tradhëtia është një tufë e lëmsh ndjenjash dhe emocionesh negative. Pamvarësisht se në cilën anë je, tradhtia nuk është një sjellje e shëndetshme njerëzore. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptojmë që shpesh herë aksionet dhe veprat e dikujt nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ne. Individët, njerëzit sillen në baze të mentalitetit dhe realitetit të tyre. Për shembull, siç ju thashë më ka ndodhur të kem tradhtuar por dhe të kem qënë e tradhtuar. Nëse rikthehem mbrapa në kohë duke menduar dhe gjykuar veprimet e mia, mendoj që ai ( partneri) nuk ka qënë ‘fajtori’ apo faktori kryesor. Arsyeja e tradhëtisë nuk ishte fakti që nuk mendoja që ishte për mua, ose që nuk e doja më. Në ato momente, vendimi që mora ishte bazuar në nevojat e mia, dhe me mbarvajtjen e jetës time. Kisha ndoshta nevojë për vëmëndje o çfarëdo që kisha nevojë. Praktikisht ajo që po them është që tradhtia është një sjellje egoiste dhe që në çdo tradhëti ka shumë egoizëm. Praktikish kur tradhëtojmë mendojmë për veten dhe jo për pasojat e veprimit tonë, te partneri apo te persona të tretë.

Ka shumë arsye se pse njerëzit tradhtojnë. Ka gjithashtu shumë mënyra se si të ballafaqohesh apo mos ballafaqohesh me të. Ndoshta këshilla më e mirë nëse të kanë tradhëtuar është të mos fajësosh vetën. Fajësimi i vetes është një ndjenjë shumë e zakonshme, bashkë me mërzinë apo depresionin. Fillojmë të mendojmë që nuk jemi të mirë sa duhet, që na mungonte diçka e kshu me rradhë, duke harruar që partneri tradhtar është fajtori, apo për t’u fajësuar. Nëse ka një person të tretë, mos u krahaso me atë. Nuk ka të bëjë me atë. Nuk është e thënë që ai/ajo janë më të mirë, suksesshëm, bukur se sa ty. Tradhtia ndodhi sepse në atë moment ishte pikërisht ajo çka kërkonte partneri yt. Jemi njerëz dhe ndonjëherë e dreqosim fare. I wordpress lëndojmë të tjerët. Sa me shpejt të pranojmë faktin që veprimet e partnerit nuk varen nga ne, aq me shpejtë do të ecim përpara duke harruar çfarë ka ndodhur. Kur të kuptosh këtë, dhe të jesh i/e pavarur ndaj veprimeve apo ndjejave apo opinioneve të të tjerëve, nuk do të vuash apo të jesh i/e trishtuar. Ndoshta kjo gjë do të marrë kohë, do të duhet kohë, por padyshim është ushtrimi më i mirë pro dashurisë për veten. Kur tejkalon mërzinë apo lëndimin e një tradhtie, me ndjenja të ftohta e kupton akoma më mirë, se pse shpesh aksionet e atyre që na rrethojnë kanë të bëjnë me realitetin e tyre dhe jo tonin.

Nëse je ai që ka tradhtuar, mendo që njërëzit janë të brishtë dhe plot emocione. Nëse ti je konfuz me ndjenjat e tua, nuk do të thotë që duhet të shpërdorosh dhe ndjenjat e dikujt tjetër.   Siç ju thashë më ka ndodhur që kam tradhtuar dhe që ka qënë një nga njenjat më të shpifura që kam provuar. Ndihesh keq, ndihesh i keq. Në atë rast i premtova vetës që nuk do ta bëja më kurrë atë gjë. Për të qënë në një marrëdhënie të shëndetshme duhet të punosh për atë marrëdhënie duke e respektuar atë, marrëdhënien. Individët apo njerëzit e dreqosin sepse kanë mungesë në komunikim. Të gjithë kemi qënë aty. Mendoj që nëse do të lidhesh me dikë atëherë duhet të lidhesh vetëm nëse kjo është vërtetë ajo që dëshiron. Ne jemi qënie aq komplekse dhe me aq shumë problematika, sa ndonjëherë dhe me edukimin apo komunikimin e duhur kemi probleme. Kjo sepse ndonjëherë ndjenjat apo kompleksiteti që na bën njërëzor na rrëshqet nga duart. Shpesh herë në familje apo gjatë fëmijërisë na ka munguar diçka të cilën e kërkojmë më ngulm në vënde të tjera. Nëse je me dikë, mbështete partnerin dhe angazhohu që të njihni njeri-tjetrin deri në rrënjë. Dashuria dhe lumturia vijnë dhe si rezultat i sinqeritetit dhe komunikimit. Marrëdhëniet janë komplekse, të ndryshme, prandaj nuk është që mund të ju them si të menaxhoni tuajën. Por nëpërmjet eksperincës personale, po ndaj atë që mësova, shpesh herë dhe në mënyrën më të vështirë. Pra respektoni veten dhe partnerët tuaj, nëse marrëveshja që keni bërë e kërkon këtë gjë./tabu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *