Sheshi “Granary” në qendër të Londrës do të shndërrohet në hapësirë për instalacionin e artistes së njohur kosovare Alketa Xhafa-Mripa. Fustane e funde do të varen në tela përgjatë këtij sheshi që është në afërsi të shkollës së artit, “Central Saint Martins” ku Xhafa-Mripa ka kryer studimet në fund të viteve ‘90. Qëkur emigroi në Angli, artistja kosovare me veprat e saja ka arritur që të bëjë emër dhe të ndërtojë karrierë të bujshme.
Më datën 8 të muajit mars të këtij viti, ajo do të prezantohet me instalacionin e famshëm “Mendoj për ty” të cilin në qershor të vitit 2015 e realizoi në Stadiumin e qytetit në Prishtinë. Me qëllim që t’u japë zë viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, falë iniciativës qytetare ishin mbledhur rreth pesë mijë fustane që më pas u varën në stadium. Në këtë formë Xhafa-Mripa realizoi veprën që thërriste për solidarizim. Si vazhdimësi e këtij instalacioni, do të jetë edhe ai në Londër, e që bazohet pothuajse në të njëjtin koncept me atë që u realizua në nëntor të vitit të kaluar në Bruksel në kampusin e “Université libre de Bruxelles”.
Kompania e njohur britanike “Lush Cosmetics” deri më tani i ka ofruar mbështetjen artistes kosovare për mbledhjen e fustaneve, derisa ajo pret që kësaj nisme t’i bashkëngjiten edhe organizata të tjera