Akuariumi i kalter

Nga Alisa Velaj

Muzeu i kokeve eshte mendimi i saj i mbrame
Sa here udheton me femijet drejt Akuariumit te Kalter.
Ata do te te bejne aq shume pyetje rreth peshqve
Koraleve qe ciceroni u le neper duar
Enigem pas enigme ne cdo seksion te akuariumit
Sa ajo do largohet prej andej nje grimekohe
Dhe serish do mendoje per muzeun e kokeve…

Eshte kaq e lire bileta vjetore per kete eksplorim,
Kaq e perballueshme te paguash per mahnitjet ujore
Te kridhesh ne botera te panjohura prej syrit
Te prekesh me shqisa krijesat e gjithe deteve dhe oqeaneve!

Eshte kaq lire te nuhasesh pafundesine
Sa c’eshte e pamundur te punosh per perjetesine…

Mendimet e saj humbin ne dialogjet me te dashurin e fundit
Qe la peng pasurine
marramendese
Per koken e tij pasi te vdiste…
Ajo hutoet pas peshqve elektrike
Nderkohe fantazon si nje shkendije prej tyre
Mund te perflake krejt akuariumin
Dhe kryet e krejt frymoreve
Me biletat vjetore neper portofole..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *