Tradita e Karnavaleve është një traditë e hershme e qytetit të Shkodrës e cila përkujtohet çdo vit me një program aktivitetesh dhe një sfilatë me maska veneciane.
Për t’iu bashkuar kësaj atmosfere të qytetit, Muzeu Marubi në bashkëpunim me Fabrikën e Maskave Veneciane në Shkodër (Venice Art Mask) do të realizojë dhe të zbukurojë disa maska, duke përdorur fotografi nga koleksioni i Marubëve. Pjesëmarrës do jenë 20 nxënës nga liceu artistik “Prenk Jakova”.
Punëtoria do të fillojë me datë 26 janar, datë e cila përkon me fillimin e Karnavaleve.
26 janar 2018, 15:00 – 17:00
Ekspozita nga data 26 janar-13 shkurt 2018, Muzeu Kombëtar i Fotografisë, Marubi