Libri i fundit per kinematografine shqiptare i Josif Papagjonit.
Libri per filmin artistik shqiptar eshte botim i Akademise se Studimeve Albanologjike.
Ka shume vite qe fle tek autori qysh ne vitet studentore kur shkruante per filmat e asaj kohe.
Filmi dhe teatri i dukeshin te nje gjaku se qe aktori qe i lidhte, por me vone njohu specifiken e tij gjinore, komponentet, fuqine e imazhit, dinamiken dhe suspansen, montazhin dhe lojen e planeve.
“Pas vitit 1990 filmi u fut ne nje proces rivleresimi, shpesh me anatemen e kohes mbi shpine, i skajuar ne pjesen e ndote dhe te politizuar te tij, me se shumti nga njerez qe nuk e donin ose nga ata qe shtireshin si kinse ‘moderne’, ‘antikomuniste’, mohuesit e çdo gjeje te djeshme (e njejta medalje e dikurshme e mohimit dhe perzierjes se politikes me ligjesite e artit); njerez qe kerkuan madje ‘zhdukjen’ me perfare te tij nga kultesa kulturore dhe çdo vlere e shenjuar, duke ia mohuar e cunguar ndihmesat e vyera, sidomos artin si te tille etj”, – shkruan Papagjoni.
Sipas tij, pas vitit 1990 filmi fitoi lirine e shprehjes por humbi financimin, u rrudh dhe shpesh, i ndertuar me parate e te tjereve, solli nje falsitet te ri diku me poshterimin e figures se shqiptarit, diku te antropologjise se tij, te historise, diku me teprime e idiotesi te shitura si art, duke ofruar imazhe here ekzotike e primitiviste, here deshperime personale dhe tepri.
Ai shënon se rreth 350 filma te prodhuar ne hapesiren tone kombetare ne Shqiperi e Kosove, filmi eshte nje banket i bukur nbremjeve, kujtese historike, kureshtje, subjekte e bema interesante, qe mua edhe sot me mallengjejne.
Dikur ne krye te sofres, shkruan Papagjoni, sot ai eshte disi i zbythur si ai fshatari te Perralle nga e Kaluara ne ceremonine e dasmes qe u shtemeng gjer ne fund, sepse filmi eshte art dhe industri.
“Ne rrugetimin tim ne kete liber vellimor kam dashur te them shumecka, duke krijuar nje teresi nyjash. Kater jane kryesoret: proceset historike, dukurite dhe tipologjia e filmave, shqyrtimet dhe analizat e filmave te perzgjedhur dhe disa nga personalutetet qe i dhane fryme, emer dhe histori filmit artistik shqiptar. Te tjera fjale te pathena, po i le neper kafe me kineastet, duke diskutuar e duke ua dhuruar kete liber”, e mbyll shënimin e tij autori.