Aktorja e njohur Natali Portman ka pranuar se e ka përjetuar ‘terrorizmin seksual’ në moshën 13-vjeçare pasi u shfaq në filmin e saj të parë.
Ajo tha se atë kohë një fans i dërgoi një skenë “fantazie përdhunimi” dhe kritikët folën për gjinjtë e saj.
Filmi i saj i parë “The Professional” shkaktoi një traumë për të pas letrës së detajuar të një fantazie seksuale përdhunimi dhe komenteve të kritikës për një vajzë ende të vogël.
Ajo tha se një stacion lokal radioje filloi numërimin deri në ditëlindjen e saj të 18-të, kur do të ishte e ligjshme për të fjetur me të.
Portman tha se që të ndihej i sigurt refuzoi rolet me skena puthjesh dhe u bë e njohur si “seriozja”, “ajo që lexon”, “konservatorja”.
Në fjalimin e mbajtur në marshimin e grave në Los Anxhelos bëri thirrje për një botë ku gratë mund të shprehin seksualitetin e tyre në mënyrë të sigurtë.
“Atëherë unë fillova ta mbuloja trupin tim dhe ta fshihja atë. Në moshën 13-vjeçare mesazhi që më dha bota ku jetoj, ishte i qartë”. (Daily Mail-pasqyrë.al)