Vdekje-fashizmit, liri popullit
Nuk është ndonjë zbulim i madh të themi se veshja e partizanit shqiptar është kopje e modelit të partizanit jugosllav thotë studiuesi Kastriot Dervishi teksa vë më dukje se elementët kryesorë të kësaj veshjeje ishin ylli i kuq komunist (që imagjinonte të kuqe 5 kontinentet e botës) dhe shalli qafor i po i kuq.
Ideali i vetëm sipas tij, ishte Shqipëria e kuqe, “revolucioni popullor” që do shkallmonte rendin e vjetër (siç e shkallmoi) dhe që do ndërtonte me kosto të madhe njerëzore e materiale një eksperiment sovjetik tërësisht dështak.
Një element tjetër që kopjuan komunistët e Shqipërisë nga komunistët e Jugosllavisë ishte shprehja përshëndetëse “vdekje-fashizmit, liri-popullit”. Madje kjo shprehje zu vend edhe në dokumentet zyrtare edhe shumë vjet pas luftës, pavarësisht se fashizmi kishte ngordhur e nuk kishte asnjë shans të ngjallej.
Sipas Dervishit, në historiografinë zyrtare të Partisë së Punës, asnjëherë nuk merrej në analizë origjina e shprehjes përshëndetëse jugosllave, ndërsa në filmat propagandistikë të regjimit, kjo përshëndetje është kudo e pranishme.
Bashkëlidhur një nga shkresat e Aleksandër Rankoviçit që dërgonte në Tiranë pas lufte.