Nga Dritan Hila
“Me se fundi u bashkove me gruan dhe gjithe njerezit qe doje. Por per ne, ishte akoma shpejt, kur e dinim sa projekte kishe akoma ne duar.
Sa here te na vënë ne dyshim origjinen, sa here te na thone ardhacake, sa here te na perbuzin, sa here te na marre koka ere e ta gjykojme veten se prapthi, librat e tu do na tregojne se kemi qene ketu nga agimet e shekujve, bashke me mençurine e budallallekun tone. Tani qe ike, do te kuptojme sa shume vend kishe zene; tani qe ike do te kuptojme sa do te na mungosh.
Me vjen keq qe fati e solli e nuk u takuam dot. Lamtumire frasherlli”.
Ky ka qenë komenti që Dritan Hila ka bërë në Facebook për ndarjen nga jeta të studiuesit e profesorit të njohur, Kristo Frashëri.