Ekspertët ngrenë alarmin, çfarë po i bën trupit të njeriut përdorimi i tepruar i celularit

Le të kënaqemi tani,për të vuajtur pastaj. Është koha kur kush nuk ka një smartphone në dorë, është ndryshe nga të tjerët, kush nuk di të përdor rrjetet sociale, është i ‘prapambetur’.

Të gjithë sot rrinë nëpër rrjete sociale, fëmijë, adoleshente, studente, të rritur, madje edhe të moshuar, gjithkush ka një arsye që e përdorë, dikush për qejf, dikush për punë e kështu me radhë.

Por të gjitha kanë një pasoje, që quhet ’TEXT NECK SYNDROME’

Çfarë është Text Neck Syndrome?

Text Neck Syndrome është sindroma e tejpërdorimit ose tendosja e vazhduar e muskujve të qafës por edhe të supit gjatë kohës që koka e personit është e përkulur para dhe shikimi është për poshtë, pra e thënë më thjeshtë pozicioni i kokës gjatë mbajtjes në dorë të një smartphone, iPad, apo pozicioni përpara kompjuterit shkruan dr.Fitim Sinani.  Kjo çon në rritjen e peshës dhe presionit në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore,pra në qafë.

Kjo lidhet shumë me këndin e përkuljes së kokës para ne lidhje me boshtin qendror. Sa më shumë të jetë e përkulur koka para, këndi rritet-forca rritet dhe në këtë mënyrë ‘rritet pesha’ e kokës dhe në këtë mënyrë shtohet presioni ne pjesën e shtyllës kurrizore si në muskuj, ligamente, nyje, në diskun intervertebral. Sipas Fitim Sinani sa më shumë kohë të kalojë në këtë status aq më shumë pasoja do të ketë.

Këshilla për lehtësimin e dhimbjes

  • Të bësh pushim çdo 30 min gjatë aktiviteteve tuaj
  • Të mbash pajisjet elektronike të dorës(cel, iPad) në nivel të barabartë me nivelin e syve
  • Të bësh ushtrime stretching për muskujt e qafës
  • Të bësh ushtrime për forcimin e muskujve të qafës dhe të shpinës 2-3 x/javë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *