5 fakte që shkencëtarët kanë zbuluar për rolin e babait në jetën e vajzës

Edhe pas shumë viteve mëmësia është ende një objekt studimi por së fundmi studiuesit kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi edhe rolit të babait.

Gjatë vitit 2017 shkencëtarët mësuan jo pak gjëra rreth rolit që ka babai jo vetëm në jetën e fëmijëve por edhe në atë të partneres.

Më poshtë janë 5 faktet që shkencëtarët zbuluan për rolin e baballarëve gjatë vitit që lamë pas.

Figura atërore te vajzat
Prezenca e një figure atërore e ul ndjeshëm rrezikun që vajzat të ndërmarrin një sjellje të rrezikshme seksuale gjatë viteve të adoleshencës. Këtë gjë e konfirmoi një studim pasi vëzhgoi mbi 100 familje të cilat kishin nga dy vajza me moshë 18 deri në 34 vjeçe dhe në distancë prej 4 vitesh nga njëra tjetra, ku njëra nga vajzat vinte nga një martesë e mëparshme dhe nuk ishte shumë e lidhur me figurën e re atërore në familje si ishte motra e saj më e vogël. Studimi vërtetoi se motra që jetonte me babain e saj nuk do të ndërmerte sjellje të rrezikshme seksuale gjatë adoleshencës ndryshe nga motra e saj të cilës prindërit i ishin ndarë dhe figura atërore mungonte.

Nuk është e mjaftueshme që babai vetëm të jetë prezent
Më vonë gjatë 2017 i njëjti grup studiuesish publikuan një studim tjetër ku tregohej se nuk ishte e mjaftueshme që babai të ishte vetëm i pranishëm në jetën e vajzave të tij, pasi në rastet që babai ishte prezent në jetën e vajzave por ato raportonin më shumë kujtime të pakëndëshme sesa kujtime të lumtura, vajzat ishin më të prirura të ndërmerrnin rreziqe seksuale për të kërkuar kënaqësi.

Bashkëshortët mund të jenë antidepresiv për partneren e tyre
Një tjetër studim zbuloi se burrat mund t’i qetësonin simptomat depresive të partnereve të tyre gjatë edhe pas shtatzanisë, duke u qëndruar pranë dhe duke i ndihmuar në momentet kur ndihen të dobëta.

Baballarët kanë impakt edhe në obezitetin e fëmijëve
Sipas të dhënave të mbledhura nga 4000 fëmijë prania e babait në jetën e tyre ulte ndjeshëm rrezikun nga obeziteti. Më specifikisht baballarët që përfshiheshin në aktivitetet e përditshme dhe luanin me fëmijët e tyre si dhe i vinin ata në gjumë, e ulnin në mënyrë drastike rrezikun e obezitetit tek fëmijët e tyre gjatë moshës 2 deri në 4 vjeç.

Jeta e babait ndikon në plakjen e fëmijëve të tij
Sipas një studimi të kryer vitin e shkuar kur fëmijët e humbin të atin për shkak të vdekjes, divorcit apo për të tjera arsye. një kromozon i njohur si telomeres aktivizohet dhe ndikon në rritjen e parakohshme të fëmijëve dhe rrit rrezikun për një sërë sëmundjesh të tjera serioze. / pernenat.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *