A bëhemi Friends?

Ne na duhet të bëhemi Friends prej vërteti. Historia ka mjaftueshëm fakte se urrejtja ballkanase nuk ka nxjerrë kurrë të fituar, dhe përsëritja e gabimeve për retorika boshe nacionaliste, janë më pak bukë, më pak mirëqenie dhe sjellin pushtete të përkohshme. Lider të vjetër, politikë e vjetër. Lider të rinj, politikë e re.

Ka shumë lajme gjatë një dite. Ndonjëherë nga nxitimi, dhe presioni i online, jo të gjithë marrin vëmendjen e merituar. Por ka disa lajme që ta vjedhin vëmendjen. Siç ishte sot votimi në Kuvendin e Maqedonisë për gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe njihet si zyrtare në Maqedoni, por kjo ka funksionuar për ato qytete dhe vende ku popullsia shqiptare ishte mbi 20%. Tani shqipja nuk ka kufij në Maqedoni. Ky është një lajm i ngrohtë për shqiptarinë, por lajmi më i mirë tek ky lajm, është ai për fqinjësinë.

Rajoni ynë, i cili historikisht është lënë me fitila ndezur, sot po rrethohet nga një fllad miqësor. Për herë të parë ka një ndryshim 360 gradë me marrëdhëniet me Greqinë, që në rast se gjithçka do të shkojë siç duken bathët, me Greqinë ku kemi një milion shqiptarë që jetojnë, me Greqinë që bëjmë pushime dhe ikim me makinë, bëjmë Pazar tek Ikea në Janinë, kalojmë një fundjavë në Selanikun me det, nuk do të kemi absurdin e ligjit të luftës në fuqi. Apo siç po shkohet edhe më larg, vendosjes në tavolinë të diskutimit për çështjen çame. Kjo e fundit i ka mërzitur disa kahe politikë atje, por ndoshta politika e mbarë, pa demagogjira po vjen “ligo-ligo” (dalëngadalë) në modë.

Me Serbinë dhe Presidentin Vuçiç ka kohë që mbizotërojnë dozat e miqësisë.

Ne na duhet të bëhemi Friends prej vërteti. Historia ka mjaftueshëm fakte se urrejtja ballkanase nuk ka nxjerrë kurrë të fituar, dhe përsëritja e gabimeve për retorika boshe nacionaliste, janë më pak bukë, më pak mirëqenie dhe sjellin pushtete të përkohshme. Lider të vjetër, politikë e vjetër. Lider të rinj, politikë e re. / Copyright Tiranapost.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *