Nje meshë e organizuar nga Mitropolia e Apolonisë dhe Fierit për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar riktheu debatin për përkatësinë fetare të Gjergj Kastriot Skënderbeut!
Në Shërbesën e drejtuar nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, At Dhimitri ka renditur disa fakte dhe prova që sipas tij vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ortodoks.
Mitropoliti Nikolla Hyka rikonfirmoi këtë qëndrim, ndërsa shtoi se ai luftoi për për mbrojtjen e trojeve, por dhe besimit të krishterë. Mitropoliti Nikolla Hyka: Siç e dëgjuat nga ato informacione që kemi për jetën e tij të cilat thonë se ai i përket besimit të krishter ordodokse. Në përkujtim të 550 vjetorit të ndërrimit të jetës së tij në bëmë këtë përkujtimore.
Në shërbesën fetare të mbajtur në Katedralen e Shën Gjergjit e zgjedhur jo pa qëllim u lartësua figura e Skënderbeut dhe roli i tij frymëzues ndër breza për shqiptarët.