Kur nga Dega e Brendshme hidheshin letra- në kujtim të demonstratës së parë antikomuniste në Shqipëri

 

Data 14 janar 1990, shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri.

Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit.

Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA – Zëri i Amerikës Ky tubim kishte ditë që planifikohej.

Nismëtarët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha.

Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”.

“Shtëpia me gjethe” shënonnse qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre:
1- Aldo Perrizi,
2-Dedë Kasenci,
3-Flamur Begu,
4-Gjergj Livadhi,
5-Klaudio Daka,
6-Kolec Hublina,
7-Nikolin Margjini,
8-Nikolin Thana,
9- Rin Monajka,
10-Tonin Dema,
u dënuan me disa vite burg me akuzën “agjitacion e propagandë”, diversion apo moskallëzim krimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *