Imzot Liborio Palmeri, një prift flet për artin bashkëkohor në Shqipëri

LIBORIO

Imzot Liborio Palmeri, një prift flet për artin bashkëkohor.  

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rifillojë bashkëpunimin me Art House në Shkodër, një hapësirë takimesh arti me nismën e Adrian Pacit, artist i mirënjohur shqiptar, banues në Milano. I pari nga takimet e vitit 2016 do të jetë ai me Mons. Liborio Palmeri, të hënën me 15 shkurt në orën 18:00.

Palmeri është drejtues i Muzeut të artit bashkëkohor në Trapani DiArt San Rocco.Mons. Liborio Palmeri ka lindur në Trapani në vitin 1963, qytet ku jeton dhe ushtron aktivitetin e tij. Ka studiuar Teologji pranë Fakultetit Teologjik të Siçilisë dhe është diplomuar në Letërsi Klasike me një temë diplome mbi artin e viteve Nëntëqind. Ka qenë rektor i Seminarit Ipeshkvnor të Trapanit dhe vikar i përgjithshëm i Dioqezës së Trapanit. Aktualisht është delegat për Kerkimin, Artet dhe Dialogun Kulturor (Projekti AXIS), drejtor i Muzeut DiArt San Rocco si dhe i Biblotekës dhe Arkivit Dioqezan. Është edhe drejtor i Zyrës Dioqezane për Edukimin, Shkollën e Universitetin si dhe President i Fondacionit Pasqua 2000.

Museo DiArt San Rocco. Në vitin 2012 Pallati San Rocco, që në brendësi përfshin gjurmë të Kishës së San Rocco, me vendodhje në qendrën historike të Trapanit, transformohet në një pol muzeal ndërdisiplinor, duke u bërë kështu godina zyrtare Muzeut San Rocco, institucion që administron edhe Koleksionin DiART. Ajo numëron rreth 130 artistë nga 22 vende me një total prej 200 veprash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *