FOTO/ “7 xhuxhat”, si do të transformohet parku më i famshëm i fëmijëve në Tiranë

Te parku i lojërave “7 xhuxhat” te Rruga e Elbasanit do te nisin punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor publik, ndërsa në sipërfaqe do jetë hapësirë publike.

Hapësira u rikthye në pronë të Bashkisë së Tiranës pasi përfundoi koncesioni me firmën private që e shfrytëzoi atë si kënd lodrash për fëmijë.

Ndonese kishte perfunduar kontrata firma private s’donte ta leshonte kendin e lojrave. Kjo ka bere qe sot te shkoje policia dhe ta nxjerre kete firme nga parku. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se punimet për projektin do përfundojnë brenda vitit. Në fund të 2018-ës Tirana do ketë kështu edhe një hapësirë tjetër publike në shërbim të komunitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *