E dashur,
Sa shumë rrugë
për të arritur te një puthje,
Sa vetmi e dhimbshme
deri te shoqëria jote!
Trenat vijojnë të rrotullohen
vetëm me shiun.
Në Taltal akoma nuk
ka mbërritur pranvera.
Por ti dhe unë, zemra ime,
jemi të bashkuar,
Të bashkuar nga rrobat te rrënjët,
të bashkuar në vjeshtë,
në ujë, e për krahu
Derisa të jemi vetëm ti,
dhe vetëm unë, në një.
Të mendosh sa kushtojnë
ata gurë që i merr lumi,
goja e ujit të Boroas,
të mendosh sa të ndarë
nga trenat e kombet
ti e unë duhej thjesht të duheshim,
të turpshëm me të gjithë, me burra e gra,
me tokën që rrit e ushqen karafilat.
(Përshtati për pasqyrë.al E.H)