Vila përkrah xhamisë Muradie

Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie” ,në të djathtë kur shkon drejt të Sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit

Ndertesa historike- godina e ish-prefekturës te Vlorës

Gezim Llojdia shkruan se e restauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë, godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini ne Vlore nuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11. 2006.

Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si: Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919,banesë qytetare në lagjen “Hajro Cakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep.

Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Cakërri”.Banka BKT, Muzeu historik, ish-galeria e Arteve në qyte, bashkia, sahati, kisha katolike, banesa të tjera të hershme karakteristike. Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *