85 vjeçari kinez, gjyshi më joshës në botë. Nga fermer, në një ikonë mode

Kjo është historia e pabesueshme e një 85 vjeçari kinez. 

Ding Bingkai, një fermer kinez i moshuar që i  ka mbijetuar urisë, luftës civile dhe revolucionit, së fundmi i është futur industrisë së fashion. Ai ka folur për këtë kënaqësi të re, e cila e ka kthyer në një ikonë mode gati me famë ndërkombëtare .

85 vjeçari u bë i famshëm muajin e kaluar, pas nipi i tij fotografi, Ding Guoliang, 30 vjeç e bëri atë yllin e  një sesioni fotografik.

Fotografitë ku gjyshi ishte veshur me kujdes e  i cili kurrë nuk kishte veshur më parë një kostum  u kthyen shpejt  në virale nga përdoruesit e internetit, të cilët e quajtën Ding si  “gjyshin më “cool’ të Kinës”.

Duke folur të hënën me ndihmën e nipit të tij, për The Guardian, Ding tha se ai e kishte shijuar transformimin e tij të paparashikuar nga fermeri tek fashionisti.

“Ato janë të bukura,” tha gjyshi me zë të ulët për fotografitë virale të nipit të tij.

Fermeri pensionist tha se ai nuk ishte në gjendje të zgjidhte foton më të bukur nga koleksioni i tij për veshjet e meshkujve. “I pëlqej të gjitha,” tha ai për Guardian.
Më impresionuese nga çfarë Ding po përjeton tani, janë përmbysjet tronditëse sociale dhe politike ku ai ka qenë dëshmitar gjatë jetës së tij.
Ding u lind në vitin 1931, gjashtë vjet pas vdekjes së presidentit të parë të Kinës, Sun Yat-sen dhe pothuajse dy dekada para se Mao Ce Duni të merrte pushtetin në vitin 1949.
Ding u rrit në Songshuping, në një fshat në periferi të provincës Fujian  në qytetin e Shaowu qytetit dhe për të jetuar u bë fermer duke rritur oriz dhe duke prerë bambu për të jetuar.

85 vjeçari ishte në të njëzetat e tij  kur Mao me shtytjen që i dha industrializimit shkaktoi urinë katastrofike që shkatërroi Kinën rurale dhe mendohet se shkaktoi vdekjen e 45 milionë jetëve.
“Ishte shumë e vështirë në të kaluarën,” kujton Ding. “Më parë unë nuk kisha ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ne ishim gjithmonë të uritur. Në atë kohë, ne nuk kishim para. Gjërat janë shumë më mirë tani”.
Në vitin 1961,  Urisë së  Madhe tre-vjeçare i erdhi fundi. Ding u martua me të dashurën e tij të fëmijërisë, Zhang Jiyu. Gjatë viteve të ardhshme çifti pati pesë fëmijë; dy vajza dhe tre djem.
Sot, gjyshi më joshës i Kinës krenohet me 10 nipër e mbesa që jetojunë në qytete të ndryshme në Xiamen, Shangai dhe Fuzhou. Gruaja e tij vdiq në vitin 2014. (Pasqyre.al)

gjyshi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *