Prezantuesi i sivjetshëm i Golden Globes Seth Meyers ka ironizuar në monologun i tij hapës të ceremonisë disa fenomene.
BBC ka bërë një përmbledhje të batutave më të forta të tij ku janë thumbuar politikanë e paragjykues.
1. Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj të mbetur.
2. Gëzuar Vitin e Ri, Hollywood! Është viti 2018, më në fund lejohet marijuana dhe më në fund ndalohet ngacmimi seksual.
3. Ka nisur një epokë e re dhe mund ta them këtë, sepse ka vite që një burrë i bardhë nuk ka qenë kaq nervoz në Hollywood.
4. Për meshkujt e nominuar që janë sonte në sallë, kjo është hera e parë në tre muaj që mund ta dëgjoni emrin tuaj me zë të lartë pa ndjerë tmerr.
5. Shumë njerëz mendonin se do të ishte më e përshtatshme që një grua ta prezantonte ceremoninë sonte dhe mbase kanë të drejtë. Por nëse ju shërben si ngushëllim, unë jam një njeri që nuk kam absolutisht asnjë fuqi në Hollywood. Unë madje nuk jam as Seth-i më i fuqishëm në dhomë sonte. Hej, mbani mend kur [Seth Rogen] ishte djali që shkaktonte probleme me Korenë e Veriut?
6. (Ja edhe) Shtypi i huaj i Hollivudit. Një varg prej tri fjalësh që nuk mund të ishin projektuar më mirë për të inatosur presidentin tonë. Emri i vetëm që mund ta bëjë atë të zemërohej më shumë do të ishte Shoqata Hillary Mexico Salad.
7. Mos u shqetësoni, [Harvey Weinstein] nuk është këtu por do të kthehet pas 20 vjetësh, kur të bëhet personi i parë që fishkëllehet gjatë një In Memoriam-i. Do jetë pak a shumë si fishkëllimat tuaja tani.
8. Jam i lumtur të mësoj se do të bëhet një tjetër sezon i House of Cards. A është Christopher Plummer i disponueshëm për këtë? Unë shpresoj që ai të mund të flasë me theks jugu, sepse Kevin Spacey e sigurt që nuk mundet.
9. SHAPE OF WATER ka marrë nominimet më të shumta sivjet. Veçse një film tepër i bukur, mua më duhet ta pranoj, kur kam dëgjuar se një grua e re naive ndeshet me një përbindësh të neveritshëm deti, mendova, ‘Oh mos, jo një tjetër film Woody Allen’.
10. “The Post” është nominuar si Best Picture më i mirë sonte. Është një film mbi integritetin gazetaresk, drejtuar nga Steven Spielberg dhe me Tom Hanks dhe Meryl Streep. Por prit, nuk i duam tani kupat se nuk dihet çfarë ndodh.
11. Oprah Winfrey po merr çmimin Cecil B. DeMille sonte. Çfarë nderi i madh. Për Cecil B. DeMille.
12. Sipas një artikulli të kohëve të fundit, vetëm 5% e roleve të të folurit në gjuhë të huaj në Hollywood luhen nga aktorë aziatikë. Por këto shifra mund të jenë gabim pasi një person i bardhë e ka bërë matematikën.