Pjesë nga thesari i një kombi… A e dinit se, ardhja e princit Vilhelm Vidi në Durrës, më 7 mars 1914 u mirëprit nga shqiptarët pasi besohej se ai do ta ndryshonte fatin e vendit. Më 17 mars 1914 u formua qeveria e re shqiptare, nën kryesinë e Turhan pashë Përmetit. Princ Vidi u ndodh shpejt përballë lëvizjes “Vorio-epirote” në jug të vendit dhe kryengritjes që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme. Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha po përgatiteshin për t’u ndeshur ushtarakisht me njëra-tjetrën. Pasi nuk gjeti mbështetje te Fuqitë e Mëdha, më 3 shtator 1914, princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria. Në #Pavijonin_e_Pavarësisë_së_Shqipërisë është ekspozuar kapelja dhe rripi i mesit i uniformës së kapitenit irlandez Duncan Heaton Armstrong (1886-1969), sekretar personal i princ Vidit. Objektet paraqesin disa nga simbolet e uniformave të para gjatë periudhës së ngritjes së shtetit shqiptar.
Në foto: Objekte të kapitenit irlandez Duncan Heaton Armstrong,(sekretar personal i princ Vidit)