Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka ngushëlluar për vdekjen e Kristo Frashëri.
Hidhërim për ndarjen nga jeta të një personaliteti të shquar të kombit, i cili do të kujtohet gjatë ndër breza.
Kristo Frashëri ishte dëshmitar okular i një ndër pjesëve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Por ishte mjeshtëria e rrëfimit nëpërmjet fakteve të vërtetuara, ajo që e bëri më të madh këtë burrë. Padyshim që puna dhe studimet e tij të jashtëzakonshme, mbeten një vlerë e paçmuar e historiografisë shqiptare.
U prehtë në paqe!