“Më vjen keq që gjërat e bukura ndonjëherë u ngelin në dorë njerëzve të vegjël”. Kështu shkruan Rovena Dilo për flmin ku interpreton ndërsa është revoltuar tëpër ndaj Radio Televizionit Publik shqiptar për orarin kur ai transmetohet.
“Këtu e tre ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali ‘Ti mund të më quash XHON’ transmetohet në 12 të natës! Një premierë në 12 të natës…për kë transmetohet? Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës…!!!???’’- shkruan këngëtarja.
Në filmin “Ti mund të më quash Xhon” këngëtarja është një ndër aktoret.
E shfaqur për herë të parë në një film, ajo vjen në rolin e një nëne që e përkëdhel tepër të bijën luajtur nga Nevila
Shtylla, ndërsa bashkëshorti i Rovenës në film është aktori Genti Kame.
“Ti mund të më quash Xhon” është historia e dashurisë së një vajze nga një familje e pasur dhe një djali të ardhur në Tiranë nga zonat periferike. Historia e dashurisë vjen e shoqëruar me përplasjen e shtresave të ndryshme shoqerore.
Regjia: Dionis & Klajd Papadhimitri
Skenari: Ermira Gjata, Brikena Kollcinaku, Irvin Mucaj
Aktorë: Arbies Konomi, Nevina Shtylla, Genti Kame, Ermira Gjata, Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Indrit Çobani, Eva Murati, Rovena Dilo
Kompania: Papadhimitri Film Production, Radio Televizioni Shqiptar