Njerëzit e civilizuar sipas Anton Çehovit, përcaktohen sipas një liste të bërë nga Botimet Shqip.
– “Njerëzit e civilizuar, sipas mendimit tim, përmbushin këto kritere:
1. Respektojnë njerëzit si individë, kështu që janë gjithmonë tolerantë, miqësore, të qetë. Nuk bëjnë skena vetëm për një keqkuptim. Nuk ju bëjnë të ndiheni sikur po ju bëjnë ndonjë nder të madh duke jetuar me ta dhe nuk bëjnë skandal kur ikin.
2. Ata respektojnë pronën e tjetrit dhe rrjedhimisht edhe borxhet e tyre.
3. Nuk janë të djallëzuar dhe i druhen gënjeshtrës po aq sa edhe zjarrit. Ata nuk gënjejnë edhe kur kjo e fundit është e nevojshme.
4. Nuk përpiqen të fitojnë me zor simpatinë e të tjerëve.
5. Nuk luajnë me ndjenjat e të tjerëve në mënyrë që të bien në sy.
6. Kur harxhojnë kohë duke u kujdesur më tepër seç duhet për pamjen.
7. I konsiderojnë absurde shprehje të tilla si: Jam përfaqësues i shtypit. Sipas tyre, një gjë e tillë mund të thuhet vetëm nga gazetarë amatorë.
8) Nëse kanë talent, e çmojnë, ndihen krenarë për të.
E kështu me radhë… Të mësosh përmendësh pjesë të “Faustit” nuk mjafton”.
sa bukur, mendje te ndritura