Askujt nuk ia them!

Nga Albina Gjergji

Nuk ia them askujt
Që zemra jeme
ka fillue me u “sjellë keq”
Kohët e fundit.

Që të takon orar pa orar
Në shkallët e trupit
Rënqethun prej ftohtit
T’çarçafëve ende të pashtruem.

Prej stuhisë së ndjenjave…
Askujt nuk ia them që
Edhe krahnori
Po më del vendit…

Askujt nuk ia them!

As ty që me siguri
Të duhet me e ruejt
T’njajtin “sekret”
Kushedi pse!

Të paktën
Deri në finalen e madhe
Të Festivalit t’Absurdit.
`

Askujt nuk ia them!
As ty pra,
as ty
që po më çmend!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *