Sipas traditës së murgjëve krishterë të manastirit ‘Shën Katerina’ në Sinaj, profeti Muhamet shpesh vizitonte manastirin dhe zhvillonte biseda me klerikët krishterë.
Ky dokument është shkruar më vitin 626, ndërsa përbëhet nga disa dispozita rreth termeve të lidhura rreth jetës së krishterëve nën udhëheqjen islame dhe mban vulën e njohur të pejgamerit.
Sulltan Selimi i parë letrën origjinale e dërgoi në Stamboll më vitin 1517, ku edhe sot ruhet në muzeun ‘Topkapi’, kurse me kërkesë të murgjëve është bërë edhe kopja e saj dhe është vendosur në manastir.
Përmbajtja e letrës është me sa vijon:“Kjo është nga profeti Muhamet, Ibën Abdullah si testament për ata që janë të krishterë qoftë në afërsi ose largësi.
Ne qëndrojmë gjithnjë pranë tyre.
Si unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi, do t’i mbrojmë, sepse krishterët janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvihem çdo gjëje që ua prishë rehatinë. Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë.
Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune.As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmtojë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të myslimanit.
Po qe se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padëgjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij.Vërtet ata janë aleatët e mi dhe kanë mbrojtjen time kundër asaj që urrejnë. Askush nuk guxon që t’ua imponojë udhëtimin ose shkuarjen në luftë.
Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse myslimani dëshiron ta marrë për grua një të krishtere, martesa nuk guxon të ndodhë pa pëlqimin e krishteres, e as krishterja s’guxon të pengohet nga burri mysliman që të mos e vizitojë kishën për t’u lutur.
Kishat e tyre duhet patjetër të respektohen, rindërtimet e tyre s’guxon të pengohen, e as të ndalohen gjërat e shenjta të shkrimeve të tyre.Askush prej muslimanëve nuk guxon të tregojë padëgjueshmëri ndaj këtij testament gjer në Ditën e Kijametit”, përgatiti Express.