Qamil Vlora, historia e trishtë e djalit të Ismail Qemalit

Qamil bej Vlora, duke e kujtuar me rastin e dites se lindjes dhe dites se vdekjes (14 dhjetor 1895 – 15 dhjetor 1950)

Djalë i Ismail Qemal bej Vlorës, Themeluesit të Shtetit shqiptar, ishte i vetmi, nga gjashtë djemtë e tij, që jetoi në Shqipëri edhe gjatë periudhës komuniste dhe u dënua nga ai regjim për të vetmin faj pasi donte të jetonte i lirë, pa u përzier me vijën politike komuniste.

Lindi në Stamboll, më 14 dhjetor 1895, ku kaloi gjithë fëmijërinë e tij, deri në vitin 1912, kur i ati i tij, Ismail Qemali, u largua përfundimisht nga Turqia për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Mësimet e para i mori në Stamboll, më pas vazhdoi Liceun në Nicë (Francë), ku mbaroi edhe Universitetin e Departamentit të Bouches du Rhône. Pas vdekjes së Ismail Qemalit (1919) u kthye në Vlorë dhe në vitin 1921 u zgjodh Kryetar i Federatës «Atdheu» (Dega e Vlorës). Më 1923 u vendos në Tiranë dhe u emërua Sekretar i rangut të III-të në Ministrinë e Jashtme, ndërsa në fillim të vitit 1925 u emërua Sekretar i Parë i asaj Ministrie. Gjatë qëndrimit në këtë funksion u nderua nga Presidenti i Republikës Franceze me urdhërin e lartë «Chavalier de la Légion d’Honneur» (13 nëntor 1926) dhe, dy vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme, u dekorua nga Presidenti i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu, me titullin «Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut». Gjatë aktivitetit të tij, në Ministrinë e Jashtme, për një kohë të shkurtër u emërua Kryekonsull në Selanik dhe zëvendës/drejtor administrativ i asaj Ministrie. Në gusht të vitit 1932 u akuzua të bënte pjesë në «Organizatën e Fshehtë të Vlorës», një komplot antizogist. Pavarësisht se nuk pati prova për pjesëmarrjen e tij në atë Organizatë, ai u largua nga Shqipëria, së bashku me familjen, dhe me ndihmën e mikut të tij Justin Godart u vendos në Francë. U kthye në atdhe më 1939 dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në tetor 1943 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe vazhdoi si deputet deri në përfundim të Luftës I-rë Botërore. Pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial komunist, duke mos pranuar bashkëpunimin me ta, më 10 dhjetor 1946, u arrestua me akuzën «armë mbajtje pa leje» dhe u dënua me dy vjet heqje lirie. Në burg u bë turbekuloz dhe vdiq në Tiranë, më 15 dhjetor 1950, pak kohë pas daljes nga burgu.

U martua me Ylvije Dyrmishi, vajze e patriotit Ahmet Aga Dyrmishi, me te cilen pati dy djem: Ismail (1920-1990) dhe Xhevdet (1922-1993).

received_10156207604372044 received_10156207605072044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *