Festivalin e 56 në RTSH me befasitë, eliten e muzikes shqiptare që merr pjesë këtë vit dhe të ftuarit eminente do të mund ta ndiqni në datat 21/22 dhe 23 dhjetor. Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.
Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, që këtë vit është në drejtimin e Adi Krastes që në natën e parë do të jetë një spektakël i garantuar me pjesëmarrjen e kantautorit të shquar Riccardo Cocciante. Krijuesi i dhjetra melodive dhe refreneve me të cilat ne jemi rritur nga Margherita e deri te muzikali “Notre Dame de Paris, prania e tij do të jetë një gur i çmuar në dorë për të shijuar muzikën me të cilën shumë shqiptarë janë formuar dhe dashuruar.
Provat e orkestres me secilin këngëtar pjesëmarrës këtë vit në Festival që nga emrat e mëdhenj e deri tek më të rinjt janë në proçes intensiv për të qënë në nivelin e duhur vokal dhe interpretativ absolutisht live.
Ashtu siç ishte premtuar nga organizatorët ky edicion do të jetë nje spektakël i garantuar që nis me një personalitet të muzikes italiane dhe botërore si Riccardo Cocciante që në natën e parë ndërkohë që do të vijoje me të ftuar të tjerë të famshëm të cilët për momentin mbahen sekret nga organizatorët.