Foto ndër vite të artistëve të njohur, emrave të rëndësishëm të skenës, brezave të tërë të rritur në ish-Pallatin e Pionerëve, sot Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.
Dikur ata ishin të vegjël dhe vinin me pasion për të realizuar ëndrrat e tyre. I shikoni sa të vegjël kanë qenë…Sot ata u rritën dhe talentin e tyre e bënë profesionin e jetës.
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë numëron plot 70 vite histori.
Festojmë këtë përvjetor në datën 17 dhjetor, ditën e diel, ora 19: 00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.