“Fundjavës Ndryshe” i bashkohet kompozitori Shpëtim Saraçi.
“Bamirësia nuk të varfëron” është nisma më e re në ndihmë të familjeve në nevojë. Pas Shkëlzen Dolit dhe Blendi Fevziut, një tjetër emër publik bëhet pjesë e nismës me ndihma dhe me sensibilizimin që bën prania e tij.
“Në këto netë të ftohta, dikush fle jashtë, pranë vëndbanimeve tona, në pamundësi për të patur një shtrojë, një vaktë të ngrohtë… Ndihmo me një vakt të ngrohtë, me një shtrojë, me një mbulojë, çdo njeri është nevojtarë në këtë botë…
“Bamirësia nuk të varfëron” është një prej thirrjeve.
Kushtet e një moti të vështirë, e bën edhe më të domosdoshëm bamirësinë. “Fundjavës Ndryshe” i është bashkuar edhe Ermal Mamaqi, tashmë pjesë e përhershme e kësaj nisme bamirësie. Bashkë më shumë bamirësi. Më pak dhimbje.