
Mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë tërhequr nga vendi i punës.
Mësohet se shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira në të cilat ata thonë se punojnë.
Përmes një letre publike ata i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe shërbimet nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara” thuhet ndër të tjera në letrën e mjekëve.