Regjisori dhe aktori anglez Çarli Çaplin (Charlie Chaplin 16 prill 1889 – 25 dhjetor 1977) ishte një talent i jashtëzakonshëm, i cili shpenzoi jetën për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe të mendojnë. Kur bota vuante pasojat e Luftës së Parë Botërore, shumë njerëz gjetën shpresë në filmat e tij, edhe pse pas komikes së tyre fshihej një jetë e trishtuar. Në një sondazh mbarëbotëror të drejtuar nga kritikë të filmit, Çaplini votohet si aktori më i madh i historisë së kinemasë. “Në çastin që bleni një biletë, ju papritur ndodheni në një botë tjetër” shprehej Çaplini. Shfaqja tek ai, nga zbavitje e rëndomtë shndërrohet në art.
Këto janë disa fakte interesante rreth Chaplin dhe jetës së tij
- Babai i tij ishte një vokalist me shumë dhunti dhe aktor.
- Nëna e tij ishte aktore dhe këngëtare.
- Babai i vdiq kur Charlie ishte 10 vjeç, për shkak të problemeve me alkoolin.
- Nëna u shtria në një spital psikiatrik.
- Fëmijëria e tij ishte tragjike, u rrit mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
- Nisi të nxjerë fitime që në moshën 8 vjeç.
- Debutimin e parë profesionist e pati në grupin e të rinjve “Tetë djemtë e Lancashire”.
- Ishte i pari aktor që doli në kopertinën e revistës “Time”.