Zonja e parë e Hungarisë është njohur sot me imazhin e Mbretëreshës Geraldinë.
Mbretëresha shqiptare me origjinë hungareze është kthyer në vendlindje përmes një ekspozite që hedh dritë mbi jetën e saj në Shqipëri dhe jashtë saj përkrah Mbretit Ahmet Zogu.
Ambasasa shqiptare në Budapest njofton se Ambasadori Arjan Spasse dhe bashkëshortja e tij patën nderin dhe kënaqësinë të shoqërojnë Zonjën e Parë të Hungarisë Anita Herczegh, gjatë vizitës që ajo beëëri në ekspoziten e fotove te Geraldine Apponyi pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë. Biseda qe shoqeroi vizitën kishte në qendër emocionet, kujtimet dhe vlerësimin që figura e Mbretëreshës Geraldinë gëzon ende në Shqipëri. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 18 janar 2018.