Në Muzeun e Kosovës sonte me fillim prej orës 18:00, hapet ekspozita “Dhimitër Vangjeli një arkiv i shpëtuar dhe i dokumentuar”.
Ekzpoita organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe Bashkinë Kolonjë.
Ekspozita në fjalë është në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimt ndërinstitucional të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, si dhe referuar kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë 2017.
Ekspozita do të zgjatë deri më 30 Nëntor 2017.